Je single? Ja 20 gjërat eksituese që mund të bësh gjatë stinës së verës

Jun 23, 2015 | 11:46
SHPËRNDAJE


Nuk ka kohë më të mirë për të qenë ‘single’ sesa vera, apo jo?

Njohje të reja, flirtime dhe e lirë për të bërë gjëra të çmendura.

Harroje gjatë kësaj periudhe që ke nevojë për një partner, sepse me miqtë mund të kalosh një verë vërtet fantastike.

Sipas një studimi amerikan ja disa gjëra eksituese që mund të bësh gjatë verës së nxehtë.

1. Thuaj po një aventure spontane

2. Shko vetëm në bar për të pirë kafe

3. Braktise punën për një fundjavë

4. Mëso t’i biesh një instrumenti muzikor

5. Kënaqu duke bërë foto gjatë një shëtitjeje

6. Shko në një kamping të organizuar me të huaj

7. Vizito plazhe nudo

8. Mëso sporte të reja

9. Vish bikini të rehatshme

10. Bëji dhuratë vetes taka të reja ose buzëkuq flakë të kuq

11. Afroju një të huaji dhe thuaji “përshëndetje”

12. Bëj xhiro me biçikletë dhe vish rroba të shkurtra

13. Rrëfeji një të huaji sekretet e tua

14. Dërgo një mesazh në një shishe

15. Mëso të lundrosh një varkë me pedale

16. Noto në mesnatë

17. Bëj një ekskursion të gjatë

18. Bëj fotografi nën ujë

19. Luaj me flluska sapuni sikur të jesh ende fëmijë

20. Organizo një party me miell

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura