“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie”- Majlinda Bregu uron vajzën për ditëlindjen me një foto para pasqyrës dhe i bën urimin e veçantë

Sep 29, 2020 | 12:05
SHPËRNDAJE

Vajza e Majlinda Bregut, Kejda feston sot 22-vjetorin e lindjes dhe nuk mund të mungonte urimi i nënës së saj.

Ish-ministrja e Integrimit publikoi një foto përpara pasqyrës së bashku me të bijën, ku Kejda shihet duke bërë selfie.

Në urimin për ditëlindje, Bregu i dedikoi fjalët më të ëmbla Kejdës, teksa i dha mesazhin se “është shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie”.

“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë❤️❤️❤️”- shkroi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ndërsa shtoi: “Është zemra jote prej ari dhe vetë-ironia që të bën të bukur ? Gëzuar Ditëlindjen Kejda ?? ?.”

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura