“Je shumë keq”/ Donald Veshaj trembet pas takimit me Elgit Dodën? Pranon se Iliri është më i fortë se ai: Kushedi sa budalla jam dukur jashtë

Jan 17, 2022 | 11:33
SHPËRNDAJE

Rivaliteti në lojë mes balerinit Ilir Shaqiri dhe aktorit Donald Veshaj është bërë objekt i diskutimit mes banorëve të BBV. Teksa bisedonin në oborrin e shtëpisë, Egzona e ka pyetur Donaldin se “cili është lojtar më i fortë ai apo Iliri?”.

donaldi elgiti dhe iliri

Aktori i humorit u shpreh se Iliri është lojtar më i fortë se ai, pasi nuk bërtet.

Pjesë nga biseda:

Egzona: E ti a mendon se je ti apo Iliri lojtarë më i fortë?

Donaldi: Unë mendoj se Iliri

Egzona: Pse? Çfarë e bën Ilirin lojtar më të fortë?

Beatrix: Nuk është i përfshirë emocionalisht

Donaldi: E thjesht unë nuk kam durim, bërtas, kush e di sa budalla kam dalë jashtë.

Egzona: Nuk ke durim apo nuk ke dashur me tregu se nuk ke durim?

Donaldi: Nuk e kam, jam i përfshirë si budalla. Nuk jam tip se kam durim

Egzona: Pse javët e fundit je ndryshe?

Donaldi: Se dua të fitoj

Egzona: Domethënë paske durim

Kujtojmë që kjo deklaratë e Donaldit vjen pak ditë pas takimit që pati në shtëpinë e Big Brother me shokun e tij Elgit Doda. Në rrjetet sociale është aluduar se gjatë këtij takimi kompozitori i ka përshpëritur në vesh “je shumë keq”. Ndoshta Donaldi është frikësuar pas këtij mesazhi që ka marrë dhe tashmë ndihet i pasigurt për pozicionin e tij në këtë lojë.

Ndërkohë debate dhe diskutime ka pasur mes banorëve për konkurencën në lojë mes Donaldit dhe Ilirit.

“Më shumë se të gjithë të tjerët je ti ai që i ke shtuar pikë Ilirit. Ti sqarohesh me Ilirin sot dhe nesër je në të njëjtin diskutim me Ilirin, ke 3 muaj që nuk i ke vendosur pikën’’,- tha Einxhel.

Nga ana tjetër edhe Dagz pranoi se debatet mes dyshes nuk e kanë favorizuar Donaldin, përkundrazi ai është shpallur i preferuar kur ka vendosur të tërhiqet nga përballjet me Ilirin.

‘’Duhet të kuptosh që sa herë që ju nuk jeni përballuar, pikërisht atëherë ke dalë i preferuari i publikut’’,- tha ai.

Këto deklarata Donaldi nuk i pranoi duke pasuar në një sërë replikash mes banorëve.

Einxhel deklaroi gjithashtu se i ka dhënë Donaldit një mundësi të dytë dhe është në pritje që ai ta vlerësojë këtë gjest. Teksa shtoi se në shumë situata ka zgjedhur ta mbështesë Donaldin si lojtar, edhe kur nuk është dashur ta bëjë këtë gjë.

“I kam dhënë një mundësi të dytë. Unë pres që ai ta vlerësojë këtë gjë. Mund edhe mos t’i interesojë këtë gjë por kam pritur që ai të tregohet aq i zgjuar që unë kam zgjedhur të bëj këtë gjë dhe jo diçka tjetër. Unë kam deklaruar që nuk flisja me të, por nuk kam thënë kurrë arsyen pse. Po pres që ai ta vlerësojë këtë gjë, jo mua si person por gjesti. Është gjest burrash dhe nëse ai nuk e vlerëson burrinë e tij do tregojë. Nëse do kisha qenë në vend të atij do e kisha vlerësuar’’,- tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura