“Je prezantuesja më kot në Shqipëri”- Alesia Bami i përgjigjet Xhensila Peres: Deri në momentin që emri im…

May 25, 2020 | 10:29
SHPËRNDAJE

Deklarata e Xhensila Peres së Alesia Bami është prezantuesja më kot në Shqipëri bëri bujë në mediat rozë.

Dhe ish-velina iu është përgjigjur për herë të parë Xhensilës duke thënë se secila ka vendin e vet dhe është aty ku e meriton.

Ndërsa e falënderoi që bëri të mundur që emri i saj të bëhej lajm pasi kishte disa ditë pa dalë në portale.

“Unë realisht mendoj, që gjithsecili është aty ku e meriton. Unë kam vendin tim ajo të sajën. Më bëhet shumë qejfi dhe e falënderoj atë vajzën, për faktin sepse kisha 24 orë pa dalë në portal dhe më nxori prapë. Deri në momentin që emri im i shërben jam shumë e lumtur,”- tha Alesia.

Pak ditë më parë, Xhensila Pere u shpreh se prezantuesja më kot në televizionet shqiptare është ish-velina Alesia Bami.

Ajo tha se Alesia është shumë e bukur, por nuk është e denjë për prezantuese.

Ndërsa shtoi se duket sikur është në kafe dhe jo në moderim.

“Për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia Bami është kaq e bukur, unë e kam pasur edhe tek Missi. Ëhstë kaq e mirë, por në vendin e saj duhet të kishte qenë dikush shumë herë më i aftë. Më duket sikur është në një kafe. Është shumë e bukur, por për aty nuk më duket dhe aq e denjë,”- tha Xhensila, e ftuar në emisionin “Mes yjesh”.

Ndërsa u theksoi se të gjithë personazhet shqiptarë të showbizz janë fake.

“Ti mendon se ka një personazh real në showbizz? Nëse ka një fallcitet të pamasë është pikërisht Instagram që na ka marrë në qafë rë gjithë. Përsa kohë që dikush nga ne, përfshirë edhe veten nuk del e thotë o vëlla po qaj, nuk më ka ecur kjo ditë, më la i dashuri, dola keq në biznes dhe tregon që vetëm ha, pi, dal e bëj jetë mondane pothuajse të gjithë,”- u shpreh Xhensila.

/Panoramaplus.al

        

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura