“Je lëtyrë e paguar”- Debat midis gazetarëve për listat e hapura. Andi Bushati: Deputetët e opozitës parlamentare letra higjienike

Jul 13, 2020 | 22:41
SHPËRNDAJE

Çështja e listave të hapura për deputetë ka shkaktuar debate midis gazetarëve Carlo Bolino dhe Enton Abilekaj.

12

Ky fundit foli me tone të ashpra ndaj qeverisë duke thënë se Rama me listat e hapura kërkon të prishë marrëveshjen e 5 qershorit.

Ndërsa gazetari Andi Bushati i konsideroi deputetët e opozitës parlamentare si “letra higjienike” të Edi Ramës.

Pjesë nga debati në “Open”:

Bollino: Kur është bërë marrëveshja e 5 qershorit, opozita parlamentare nuk është përfshirë plotësisht në negociata. Edhe faktori ndërkombëtar ka bërë negociata me tre aktorë, duke harruar faktorin e katërt, ndoshta faktori më i rëndësishëm edhe se PS dhe LSI. Faktori i katërt është ai grupi me 44 deputetë.

Bushati: Jeni seriozë tani.

Bollino: Ata i kanë bërë presion Partisë Socialiste për votat. Edhe PS mund ta ketë përdorur, por ndryshimet kushtetuese duan 94 vota.

Abilekaj: Po boll, mos gënje, mos shërbe më se u lodhe. Je shërbëtor i paguar, je lëtyrë e paguar. E gjitha kjo bëhet për të prishur koalicionet. Historkisht Partia Socialiste ka qenë parti e parë dhe është rrëzuar me koalicione. Tani ai kërkon të ndalojë koalicionet. Pra ai që në 2017 i vodhi votat, bëri presion administratës kërkon që tani vjedhjen ta bëjë me ligj.

Bushati: Këta janë ca sharlatanë që nuk mund t’i marrim si faktorë në lojë. Ka njerëz që kanë votuar mbi 20 herë për Edi Ramën. Nuk po flas për këtë luftën partizane këtu. Ata kanë votuar si letra higjienike të Edi Ramës. Janë ca të blerë që nuk mund t’i marrësh seriozisht!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura