“Je e bërë me silikon”- Enca i përgjigjet ndjekësve: Zoti derdh lot për ju

May 20, 2020 | 12:48
SHPËRNDAJE

Enca ka treguar edhe një herë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale dhe se format e saj bombastike trupore janë natyrale.

Ndërsa është akuzuar për silikon, këngëtarja iu është përgjigjur ndjekësve duke thënë bëhet fjalë thjesht për gjene të mira.

“Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë Zoti’ në profilin tim … Zoti derdh një lot për ju. Thjesht gjene të mira dhe bekim i Zotit,”- shkroi ajo.

Enca herë pas herë provokon ndjekësit e saj me foto hot ku vënë në pah asetet e saj.

Ajo nuk e ka poblem të ekspozojë linjat e saj trupore duke ngritur temperaturat në rrjetet sociale.

/Panoramaplus.al

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura