“Je bërë si të tjerat”- Pas humbjes së peshës, Fifi ka një mesazh për kritikët: Në vend të vrerit …

| 12:26
SHPËRNDAJE
 

Fifi njihej për format e saj të kolme dhe ishte inspirim për të gjithë njerëzit e shëndoshë.

Por këngëtarja bëri ndryshim drastik, duke humbur shumë peshë për tu kujdesur për shëndetin e saj fizik dhe mendor.

Megjithatë ndjekës të shumë e kanë kritikuar për dobësimin.

Një prej tyre i ka dërguar mesazh, ku shprehet se me humbjen e peshës Fifi është bërë njësoj si femrat e tjera.

“Fifi unë shumë të kanë vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ok të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë.

Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat,”- i shkroi ndjekësja.

Këngëtarja u revoltua nga mesazhi dhe e postoi në InstaStory, dukë thënë se ajo e dashuron trupin e saj, të shëndoshë dhe elegant. Ndërsa i uroi që Zoti tu japë dashuri në vend të vrerit.

“Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi,”- shkroi ajo.

/Panoramaplus.al

    

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU