“Je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë…”- Në ditën e tij të lindjes, Dojna Mema zgjodhi këto fjalë për Vlashent Satën

May 6, 2021 | 14:06
SHPËRNDAJE

Dojna Mema dhe Vlashent Sata tashmë janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbizz-it shqiptar.

dojna mema vlashent sata (10)

Ditën e sotme, këngëtari feston 38-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast partnerja e tij, Dojna, i ka dedikuar disa fjalë zemre.

dojna mema vlashent sata (9)

Ajo publikoi në Instagram-in e saj një foto, në të cilën shihet me Vlashentin teksa shijojnë një ‘udhëtim’ me kuaj.

dojna mema vlashent sata (11)

Ndërsa në foton e dytë ishte shkruar “se tana copëzat e tua ty t’i du”, referuar këngës “Copëzat” që Vlashenti lansoi para disa viteve në të cilën Dojna ishte protagonistja.

dojna mema vlashent sata (3)

Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje.

Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : ‘E ka fajin soba, ti je për bukuri’.

Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj.

Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër.

Për ty q’ në vend të zemrës ke një diell.

T’ uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë)! Gëzuar ditëlindjen dashuri!”, ishin fjalët e moderatores.

dojna mema vlashent sata (1)

dojna mema vlashent sata (8)

Ndërohë, edhe Vlashenti ka zgjedhur t’i bëjë një urim vetes. Ai ka publikuar një foto të vjetër bardh e zi të realizuar kur ka qenë një fëmijë i vogël, një foto të prindërve, si dhe një tjetër me Dojnën.

dojna mema vlashent sata (6)

Gëzuar ditëlindjen djalosh! Faleminderit prindërve plot dritë që më sollën në jetë e ma kanë mbështjellë zemrën plot dashuri! Faleminderit ty zemër që je drita, ngjyrat… Ti, dhurata më e çmuar”, shkroi këngëtari.

dojna mema vlashent sata (12) dojna mema vlashent sata (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura