“Javës tjetër fillojnë ‘Ditët e Kujtesës’”- Jonila Godole denoncon: Ministria e Kulturës në vend që të përkrahë iniciativat e mira, kopjon për të mbuluar…

Feb 10, 2021 | 20:24
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC), Jonila Godole njofton se javës tjetre fillojnë “Ditët e Kujtesës”, përkatësisht në datat 19-26 shkurt.

Jonila_Godole

“Ditët e kujtesës” kanë si qëllim të sjellin në vëmendje të shoqërisë krimet e komunizmit përmes dëshmive të të përndjekurve, konferencave shkencore, historianeve, përvojës se vendeve te tjera komuniste, etj.

Ndër të tjera Godole ka denoncuar faktin se Ministria e Kulturës “në vend qe te perkrahin inciativat e mira dhe afatgjata te shoqerise se pavarur civile dhe t’i forcojnë ato, i kopjojne dhe i vjedhin pa piken e turpit si rasti i muajit te tyre te kujteses per te mbuluar mungesen e vizionit dhe te ideve te tyre autentike, mbi te gjitha mungesen e vullnetit politik per te trajtuar periudhen komuniste.”

Postimi i plotë:

Javes tjeter fillojne DITET E KUJTESES 19-26 shkurt qe organizohen prej vitit 2016 nga IDMC dhe KAS ne bashkepunim me institucione nderkombetare dhe lokale. Ideja ka qene te sjellim ne vemendje te shoqerise krimet e komunizmit permes deshmive te te perndjekurve, konferencave shkencore, historianeve, pervojes se vendeve te tjera komuniste, etj. Ne faqen e IDMC (www.idmc.al) mund te ndiqen nga afer te gjitha edicionet dhe te ftuarit nder vite.

Por institucione shteterore si Ministria e Kultures, ne vend qe te perkrahin inciativat e mira dhe afatgjata te shoqerise se pavarur civile dhe t’i forcojnë ato, i kopjojne dhe i vjedhin pa piken e turpit si rasti i muajit te tyre te kujteses per te mbuluar mungesen e vizionit dhe te ideve te tyre autentike, mbi te gjitha mungesen e vullnetit politik per te trajtuar periudhen komuniste. Nga ana tjeter, me shqeteson me shume fakti se duke kopjuar formen e jashtme, me ose pa qellim, nga paaftesia  tjetersohet edhe brendia qe pritet ose te pakten qe njerezit jane mesuar ta presin nga IDMC gjithe keto vite.

Se fundmi, Ministria e Kultures mund te shpalle cilin muaj te doje si muaj kujtese (se ne Shqiperi krimet e komunizmit nuk i mbledh dot ne 10 a 30 dite) dhe ne kete kuader te mbeshtese dhe t’i jape hapesire shoqerise civile, por jo t’ia vjedhe dhe tjetersoje asaj punen.

Kjo strategji shteterore e kooptimit (kopjimi, shfrytezimi dhe tjetersimi) nuk e ndihmon, por e shkaterron kujtesen afatgjate.

jonilka aaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura