“Javën e dytë do të kemi një numër më të madh të personave të prekur nga koronavirusi”- Drejtori i Urgjencës sjell shembullin e Italisë dhe Kinës

Mar 11, 2020 | 22:09
SHPËRNDAJE

Java e dytë do të ketë një numër më të madh të personave të prekur nga koronavirusi, pasi përkon me javën e inkubacionit.

shefi-i-utgjencesss-770x440

 

Kështu deklaroi kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj per emision ‘Real Story’ në ‘News24’.

 “Ritmi përputhet me ecurinë e këtyre vendeve dhe ka një veçori. Ajo që po lexoja pak më parë, java e parë është ky bumi i parë. Më pas njerëzit nisin të rezervohen, në javën e dytë ka pasur rritje të numrit në Itali dhe Kinë, për arsye të inkubacionit të virusit. Mund të ketë një rritje në javën e dytë, në drekë dhe në darkë sidomos.
Studiuesit italianë dhe kinezë kanë përcaktuar 5 tipe. Ato nisin të trajtohen me një teknikë më pas me intubimit. këto masa drastike në lëvizjen e njerëzve, në kufizimin e tyre, do ta kufizojnë numrin e infeksioneve sesa në vendet ku u prit në një kohë të gjatë”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse ndonjë prej të prekurve është ë gjendje të rëndë, Brataj theksoi se nuk ka dijeni të hollësishme, ndërsa theksoi se babai i pacientit zero kishte më shumë probleme.

“Babai i djalit, (Pacientit zero) ishte person me probleme pulmonare dhe pinte shumë duhan. Shenjat e nivelit të oksigjenit në gjak ishin në limitin e normës. S’di më shumë se çka thënë doktor Kalo”, tha Brataj.

/BW/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura