Javën e ardhshme nis pelegrinazhi i besimtarëve, 1.500 myslimanë shqiptarë drejt Mekës për Haxhin

Aug 5, 2018 | 18:05
SHPËRNDAJE

Javën e ardhshme, besimtarët myslimanë shqiptarë nisin Haxhin, pelegrinazhin në Mekë për të vizituar Qabenë. Një detyrë fetare kjo për besimtarët myslimanë që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë.

haxhi-islami

Këtë vit, nga Shqipëria në “tokat e shenjta” do të udhëtojnë rreth 470 besimtarë, nga Kosova 1.080, ndërsa nga Maqedonia 672, raporton media shtetërore turke “Anadolu Agency”.

haxhi

“Numri i besimtarëve këtë vit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do t’i vizitojnë tokat e shenjta për të kryer obligimin e Haxhit është 4.212, ndërsa më së shumti do të udhëtojnë në Arabinë Saudite nga Bosnjë Hercegovina dhe Kosova.

Sipas informacioneve të AA-së, këtë vit nga Maqedonia në tokat e shenjta do të udhëtojnë 672, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë dhe Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.

Gjithsej 4.212 persona nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, ndërsa theksohet se rritja e çmimeve për kryerjen e këtij obligimi në rajon ka shkaktuar që të zvogëlohet numri i haxhinjëve.

Grupi i parë nga Shqipëria pritet që të niset më 7 gusht, nga Kosova 9 gusht dhe nga Maqedonia më 11 gusht”, shkruhet në artikullin e AA-së.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura