“Javën e ardhshme kthehen shqiptarët e mbetur jashtë”- Rama flet edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Do na kishte zili Evropa nëse…

Mar 26, 2020 | 22:09
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri Edi Rama paralajëroi se brenda javës së ardhshme do të kthehen të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit.

ramammi

“Nuk kemi linja ajrore me gjithë këto vende. Do të japim destinacione ku të mblidhen dhe do të shkojmë t’i marrim. Të kenë edhe pak fare durim. Besoj se deri në fund të javës do të kemi qartësisht planin dhe javën e ardhshme do të fillojmë kthimin. Brenda javës së ardhshme do të bëjmë kthimin e tyre. Pa diskutim!”, theksoi ai në emisionin “Top Story” në News 24.

I pyetur për marrëdhënien me opozitën, kreu i qeveria tha se ka një përmirësim të dukshëm në sjellje, ndërsa u ndal edhe tek mbledhja e djeshme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Ka një përmirësim në sjellje. Në fazën e parë ka qenë skandaloze. Unë uroj që ky përmirësim të vazhdojë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë me Presidentin, kryetarin e opozitës. Ka qenë një shkëmbim pikëpamjesh jo të njëjta dhe vërtetë kam menduar që sa gjynah që kur nuk ka kamera dhe popull që të ndjek, aftësia për të qenë të civilizuar është kaq evidente. Sikur të ishte komunikimi puiblik si ajo mbledhje, Shqipëria do të ishte nga pikëpamja e civilizimit publik shumë më lart se shumë vende të Evropës”, u shpreh ai.

Rama e konsideroi çështje të kohës së paqes kthimin nga ana e Presidentit të ligjit për pronat. “Çështjet e kohës së paqes nuk janë fare në fokusin tim”, tha kreu i qeverisë shkurtimisht.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura