Java globale e parasë/ Guvernatori i BSH: Strategji kombëtare për edukimin financiar të të rinjve. Sot 70% e popullsisë ka një llogari bankare

Mar 20, 2023 | 10:20
SHPËRNDAJE

Guvernatori i BSH Gent Sejko ka dhënë detaje në ceremoninë e hapjes së “Javës globale të parasë”, e cila do të zgjasë për disa ditë me aktivitete të ndryshme për edukimin financiar të shoqërisë. 

Sipas Sejkos, “edukimi financiar u shërben të rinjve për të gjykuar sa më mirë për organizimin e financave, kursimet, investimet e për t’u përgatitur për jetën e tyre.
Do u shërbente dhe shtresave të tjera për një vendimmarrje sa më të mirë për investime e kursimet e tyre”.

“Marrëdhënia me bankat e një përfshirje më e mirë financiare do zbuste dhe pabarazinë ekonomisë mes shtresave të popullsisë”, theksoi Sejko.

Banka e Shqipërisa ka hartuar një strategji kombëtare për edukim dhe përfshirje financiare, strategji që do koordinojë punën e disa institucioneve të përfshira.

“Numri i popullsië, përqindja që punon me bankat ka arritur në 70%. Pra 70% e popullsisë ka sot një llogari bankare. Kjo është një shifër e mirë krahasuar me periudhat e mëparshme”, tha Sejko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura