Java e inovacionit, “Luarasi” mbështet sipërmarrësit e rinj

May 23, 2016 | 16:37
SHPËRNDAJE

Qindra të rinj me ide biznesi patën mundë- si t’i zhvillonin ato në konkursin 3-ditor për promovimin e sipërmarrjes së lirë në edicionin e pestë të “Startup live Tirana” në javën e inovacionit.

Për herë të parë këtë event e mbështet universiteti i parë privat në vend, “Luarasi”, studentë e të cilit paraqitën idetë e tyre për ngritjen e një biznesi.

Për rektoren e universitetit, Nevila Xhindi, aktiviteti është një mundësi unike për të rinjtë që kanë një koncept dhe duan ta zhvillojnë atë.

“Kjo është në kuadër të përpjekjeve të iniciativave që ‘Luarasi’ ka marrë gjatë vitit akademik 2015-2016 me fokus Fakultetin e Ekonomisë, me qëllim për të rritur dhe incentivuar idetë e reja. Në këtë kuadër e gjetëm me shumë vend të jemi pjesë, partnerë të këtij eventi që sjell ide të reja në javën e inovacionit”.

nevila-xhindi

Por ajo çfarë është më e rëndë- sishme, ky event i shërben aktivizimit të studentëve, të cilët duke u angazhuar përtej auditorëve, vënë në praktikë leksionet e marra duke kthyer idetë e tyre në biznes të mirëfilltë.

“Është një iniciativë për ide të reja, për biznese të reja. Flasim çdo ditë se si ne duhet të përputhim kurrikulat tona me tregun e punës, se si studentët tanë nuk duhet të jenë vetëm dëgjues pasivë të leksioneve tona, por duhet të jenë aktivë me mendimet e tyre. Ndaj kjo është një mundësi unike, shumë e mirë për të qenë novatorë.

Jo thjesht për të punuar diku, por edhe për të punë- suar të tjerë. Nuk është e thjeshtë, por gjithmonë një konkurrim është një iniciues për të ecur përpara”, vë në dukje rektorja Xhindi.

Ndërsa Faola Hodaj, koordinatore e zyrës së projekteve te “Luarasi”, njëkohësisht organizatore e “SLT”, vuri në dukje benefitet që ofron formati i “Startup live Tirana” për të rinjtë.

“‘Startup live Tirana’ është një event që u jep një model të gatshëm të rinjve për idetë që ata të mund t’i zhvillojnë më tej. Të rinjtë sot vuajnë për mundësi, mund të kenë shumë ide, por nuk dinë si t’i shprehin, ky format ua mundëson këtë.

‘Luarasi’ zgjodhi ta mbështesë këtë format, pasi një nga strategjitë e saj është promovimi i studentit, promovimi i dijes. Pra, ne duam që studenti të ndihet i vlerësuar, që ka një hapësirë të veten, që mund të thotë dhe të besojë fort se në një të ardhme të bëhet sipërmarrës, që nga punëkërkues të kthehet në punëdhënës”.

Duke qenë pjesë e këtij eventi kaq shumë të rëndësishëm, “Luarasi” ndau çmimin inovativ, duke vlerësuar atë që u mbështet më shumë nga studentët e akademikët.

“Startup live Tirana” është pjesë e rrjetit ndërkombëtar “Startup Weekend”, dhe organizohet në disa vende të botës, duke respektuar të njëjtin format.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura