Java e 48-të e pandemisë/ 34 për qind e të testuarve pozitivë me koronavirus! Bie numri i shtrimeve në spital

Nov 24, 2020 | 8:06
SHPËRNDAJE

Të dhënat e Ministrisë tregojnë se gati 34 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. Konkretisht, nga 2352 teste të kryera, kanë rezultuar të infektuar 795 persona.

spitali covid rama pamjet3

Ndërkohë që janë regjistruar 17 humbje jete, duke e rënduar edhe më tej bilancin e viktimave. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov 2 pozitiv në spitalet COVID: 4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç”, ka bërë me dije Ministria.

RASTET E REJA

Veç Tiranës, një numër i lartë të infektuarish ka pasur edhe në Durrës, Korçë, Vlorë dhe Berat. “Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 795 qytetarë, nga 2352 testime të kryera. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnjë, Delvinë, nga 4 raste në Malësi të Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë”, theksohet në njoftim. Por ndërkohë që shifrat e të infektuarve kanë ardhur në rritje, në spital numri i të shtruarve ka ardhur në rënie. Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

MANASTIRLIU

Nisur nga shifrat në rritje të të infektuarve dhe urgjencave në spital, kjo javë mund të shënojë edhe hapjen e spitalit COVID 4. Ministrja Manastirliu ishte dje në ambientet e kësaj godine, nga ku tha se hapja e kësaj strukture të re do të bëhet pas ezaurimit të kapaciteve në 3 spitalet COVID.

“Kjo nuk është një periudhë e lehtë, e cila po shoqërohet me rritje të numrit të rasteve, ndaj vendosja në dispozicion e kapaciteteve të reja dhe përgatitja për hapjen e spitalit COVID 4 vjen si përgjigje për përballjen e situatës. Nga ana tjetër, edhe spitalet rajonale po përgatiten dhe tashmë strukturat janë ngritur, personeli është trajnuar, aparaturat biomjekësore janë vënë në dispozicion”, tha Manastirliu.

COVID 4 (ish-Univeristeti “Kristal”) do të jetë në varësi të QSUT-së. “Siç mund ta shihni, struktura është e pajisur me panelet e oksigjenit, me monitorë, nëse do të duhet që pacienti të intubohet këtu kemi disponibël edhe respiratorë. Këtu do të bëhet përgjithësisht vlerësimi i parë për pacientët dhe pastaj sipas nevojës ata do të shpërndahen qoftë në pavijonet lart apo në terapinë intensive në qoftë se gjendja do të jetë e rënduar”, tha Daniela Nika, nëndrejtoreshë e QSUT-së.

Lidhur me stafin mjekësor, pra personelin shëndetësorë që do të punojë në këtë strukturë të re, prof. Krenar Lila, duke folur për stafet mjekësore që do të shërbejnë në spitalin Covid 4, tha se krahas infermierëve të specializuar do të angazhohen edhe infermierë të rinj. Burimet njerëzore përbëjnë sot një sfidë më vete në përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura