Java e 34-t në Kategorinë Superiore, zbulohet kur do të luhen ndeshjet. Dy sfida me orar Champions-i

Jul 12, 2020 | 18:20
SHPËRNDAJE

Kategoria Superiore është futur në një fazë të nxehtë, me kampionatin që po shkon drejt përfundimit dhe skuadrat që tani japin gjithçka për arritjen e objektivave.kategoria superiore

Së fundmi është zbuluar edhe axhenda për javën 34-t, teksa do të luhen 2 ndeshje ditën e shtunë dhe 3 të tjerat do të luhen ditën e diel.

Të shtunën do të zhvillohen, Luftëtari-Skënderbeu dhe Tirana-Flamurtari, ndeshje këto të cilat janë planifikuar për tu luajtur më 17:45.

Ditën e diel do të luhet Vllaznia-Kukësi dhe Teuta-Partizani në 20:45, ndërsa Bylis-Laçi do të luhet në 17:45.

Të shtunën:

Luftëtari-Skënderbeu 17:45

Tirana-Flamurtari 17:45

Të dielën:

Bylis-Laçi 17:45

Teuta-Partizani 20:45

Vllaznia-Kukësi 20:45

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura