JAVA 10/ Faza e dytë nis në tri ditë, ja datat dhe oraret për të gjitha ndeshjet

Oct 22, 2018 | 20:25
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit, ka përcaktuar edhe axhendën për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, e cila është programuar të luhet fundjavën tjetër. Dy takime luhen të shtunën, Kamza-Tirana dhe Flamurtari-Teuta, ndërsa dy të tjera të dielën, Kastrioti-Luftëtari si edhe Laçi Kukësi.

partizani skenderbeu

Gjithçka do të mbyllet ditën e hënë, me superndeshjen Partizani-Skënderbeu, e programuar të luhet në kryeqytet në orën 19:00. Më poshtë, axhenda e plotë për javën e 10-të.

E shtunë

14:00 | Kamza-Tirana

17:00 | Flamurtari-Teuta

E dielë

14:00 | Kastrioti-Luftëtari

14:00 | Laçi-Kukësi

E hënë

19:00 | Partizani-Skënderbeu

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura