“Japim maksimumin që të jemi në lartësi të kësaj situate”, Bonuçi: Asnjë frikë, Kejn nga më të mirët

Jul 11, 2021 | 9:09
SHPËRNDAJE

Leonardo Bonuçi është paraqitur dje në konferencën për shtyp të “Axurrëve”, në një sallë bosh si pasojë e tre gazetarëve që rezultuan të infektuar me COVID-19. Mbrojtësi ka bërë një panoramë të gjendjes së tyre dhe asaj që mendon se i pret pas dy ditësh në “Wembley”.

bonuci italia

DOMETHËNIA E FITORES – “Fitorja e mundshme të dielën (nesër) do ishte e rëndësishme për lojtarët, federatën, për atë që do t’i sillte gjithë futbollit dhe popullit Italian. Ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë dhe ky trofe i mundshëm do ishte një ‘vaksinë’ besimi për gjithë italianët”.

ROLI I MANÇINIT – “Që pas ardhjes së Mançinit në krye të pankinës, e kuptova menjëherë që do kishim një ringritje të shpejtë, sidomos pas atij Botërori të munguar të 2018. Trajneri punoi me anën tonë psikologjike që ditën e parë, na risolli vetëbesimin dhe pastaj solli cilësinë, që është ajo e cila të çon te fitoret. Tri vite më parë dukej e pamundur që të ishim finalistët e Kampionatit Europian, por na ka ndihmuar shumë ky vit shtesë dhe eksperienca e të gjithëve. Të luash me kaq shumë talent në mesin e fushës, ka shënjuar udhëtimin tonë dhe pastaj shënimi i golave ka qenë vendimtar”.

ANGLIA FAVORITE – “Ne mendojmë vetëm të luajmë futboll dhe të argëtohemi, të tjerat janë thjesht fjalë. Do të bëjmë më të mirën në fushë, ne, Anglia dhe arbitrat. Të luajmë në fushën e tyre nuk na tremb, do jetë një stimul për të bërë diçka historike”.

SULMI I ANGLISË – “Do jetë një përballje e të rinjve me të vjetrit. Sulmuesit e tyre janë shumë të fortë, do të na duhet kujdes i madh ndaj tyre, nga mbrojtja e nga gjithë ekipi. I dimë vështirësitë që mund të na japin dhe duhet të jemi të vëmendshëm sepse janë shumë të shpejtë”.

GJENDJA E GRUPIT – Nuk po kërkojmë dhe nuk kemi asnjë alibi. Ne nuk jemi të lodhur. Mendojmë vetëm për të luajtur dhe të dielën do të jetë një betejë.

DYSHJA ME KIELININ – “Unë dhe Kielini do të shihemi përsëri më 14 korrik për të bërë pushimet bashkë. Kemi një raport të shkëlqyer. Komplimentet e Murinjos na bëjnë të mendojmë se sa mirë kemi bërë ne karrierë. Tani do të përballemi me një mbrojtje që nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka qenë shumë mirë edhe gjatë fazës kualifikuese. Meguajër e Stons janë pika kyçe të klubeve dhe kombëtares, do të duhet shumë kujdes nga ana jonë si mbrojtje dhe dinakëri për t’u shënuar”.

MORATA – “Më erdhi keq që nuk e pashë në fushë që në fillimin e lojës. Ka qenë një lëvizje e Luis Enrikes që na ka befasuar të gjithëve. Pastaj hyri dhe shënoi, kurse penalltitë mund t’i gabojë kushdo. Kemi folur në fund të ndeshjes, ai ka personalitet e forcë për të kaluar gjithçka. Mezi pres ta ritakoj në Torino”.

bonuci

KEJN – “Nuk është një zbulim fakti që është nga më të mirët në botë. Në tri ndeshjet e fundit jemi përballur me disa nga sulmuesit më të fortë. Është një stimul për ne që të mos pësojmë gol”.

IMOBILE E BELOTI – “Ata duhet të qëndrojnë të qetë. Sulmuesit gjithmonë kritikohen për rastet që humbasin, por do i vendosim përsëri në pozitën për të shënuar. Jam i sigurt që Çiro dhe Andrea do të japin gjithçka, siç bëjnë gjithmonë. Për ne janë shumë të rëndësishëm edhe taktikisht dhe mund të jenë vendimtarë”.

DI LORENCO DHE MUNGESAT NË FINALE – “Në një postim në rrjetet e mia sociale shkrova për këtë. Kjo Itali përbëhet nga shumë individë, forca jonë më e madhe është grupi. E treguam këtë edhe pas dëmtimit të Florencit, Di Lorenco e mënyrën më të mirë të mundshme. Është djalë i zoti që ka cilësi dhe profesionalitet të madh dhe di si t’i përdorë. Ka luajtur kundër disa prej anësorëve më të mirë në botë dhe kanë qenë prova që i ka kaluar me sukses, ka bërë gjithmonë ndeshjen e tij. Të dielën do të kemi përballë të tjerë lojtarë të fortë në lojën një kundër një, por jemi të qetë. Ai si gjithë të tjerët do të japin maksimumin”.

NGATËRRESA SI TIFOZ – “Ishte situatë e çuditshme, më vjen keq për reagimin tim më vonë, përqafimi që i dhashë ishte i ftohtë. zëvendësoi në Kjo është pjesë e punës së tyre, mund të ndodhi pasi kalojnë kohë duke vëzhguar tifozët. Nëse e shikoj përsëri në fund të ndeshjes, do ta përqafoj”.

RITE PARA FINALES – “Unë bëj gjëra të zakonshme. Shikoj filma, flas në telefon me miqtë, bashkëshorten dhe fëmijët. Kam pasur fatin të jetoj shumë vigjilje si ato të Ligës së Kampioneve, Kupës së Konfederatave dhe Europianit. Jam i qetë, shpresoj t’ua transmetoj edhe shokëve të ekipit. Do jemi në lartësinë e situatës, mezi presim të zbresim në fushë”.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura