Janullatos vlerësohet me çmimin ndërkombëtar, Meta: Krenar për rolin e tij të çmuar

Feb 15, 2020 | 10:09
SHPËRNDAJE

meta janullatos1

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”.

Ky vlerësim është bërë i ditur nga kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili në një postim në Facebook ka uruar Janullatos për rolin e tij të çmuar në forcimin e harmonisë nderfetare.

“E përshëndes vlerësimin e merituar të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”, për kontributin e Tij të shquar për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik në mbarë botën.

Kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit Janullatos ka ndihmuar në afirmimin e shkëlqyer ndërkombëtar të Shqipërisë, si vend i lirisë dhe harmonisë ndërfetare.

I gëzuar që ky lajm i mirë vjen pak ditë pasi në emër të Shqipërisë i konfirmova Sekretarit amerikan të Shtetit, Michael Pompeo se jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe fuqizimin e Aleancës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare”, thekson Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura