Jani Boutaris dedikim special mikut të tij shqiptar në Selanik, i çon librin në shtëpi

Oct 13, 2021 | 19:19
SHPËRNDAJE

Capture

Jani Boutaris është një nga figurat më të spikatura në Greqi për vet diversitetin e karakterit të tij.

Jani Boutaris ka qenë kryetar i Bashkisë Selanik, vjen nga një prej familjeve më të shquara dhe të pasura në Greqi që kooperon në fushën e verërave. Verat me emrin Boutaris, që janë të një cilësie të lartë, ku përveç tregut grek ato dominojnë dhe në atë Europian dhe përtej Atlantikut.

Por, Jani Boutaris është dhe një figurë dinamike, mendjendritur dhe guximtare, i njohur për shqiptarët, pasi bëmat e tij si kryetar bashkie dhe si figurë në spektrin politik jo pak herë kanë ngjallur reagime apo “habi”.

Dy nga rastet më të veçanta të cilat ndezën opinion e gjerë grek për shkak të pozicionimit dhe vendimeve të Boutarit ishte në vitin 2013 kur Janis si kryetar i Bashkisë së Selanikut në bashkëpunim të ngushtë me faktorin shqiptar Selanik dhe Konsullatën e Shqipërisë, përuruan “Sheshin e Durrësit”. Reagimet ishin të shumta dhe me format nga më të ndryshmet, por reagimi më i ashpër erdhi nga Organizata Kriminale “Agimi i Artë”. Dhe rasti i dytë ishte ai kur Janis Boutaris mbështeti hapur dhe me vendosmëri “Marrëveshjen e Prespës”, një marrëveshje e cila trazoj Greqinë por që zgjidhi përfundimisht një problem të madh midis dy vendeve, që jo rrallë kishte shkaktuar tensione dhe përplasje.

E veçanta këtë herë e Janis Boutaris, ishte dedikimi që ai i bënë një miku të tij të vjetër shqiptar të cilin e përmend në librin e tij autobiografik “60 vite vjelje”. Dedikimi i drejtohet një prej figurave më të shquara të faktorit shqiptar në Greqinë e veriut, kryesisht në Selanik, Prof. Dok. Luan Zykës i cili njëkohësisht është dhe kryetar i Komunitetit Shqiptar në Selanik.

Ja se çfarë shkruan në rrjetin socialë facebook i befasuar Prof. Luan Zyka:

“Ra zilja e portës dhe nga citofoni dëgjoj një zë – po ju sjell një libër nga zoti Jannis Boutaris! Kisha kohë pa komunikuar me Boutarin, që prej takimit tonë të fundit në zyrën e tij si Kryetar i Bashkisë së Selanikut.

Tani kam në dorë librin e tij autobiografik “Εξήντα χρόνια τρύγος – 60 vite vjelje”. Libri ka në qendër rrugëtimin e tij në traditën familjare të prodhuesit të verës, por jo vetëm. Në mushtin e kujtimeve shijojmë rrëfime që kanë shënuar jetën dhe veprën e tij të veçantë. Aromat e verërave dhe të jetës së “bohemit” Boutaris, i ndjeva në ato pak faqe që lexova deri në këtë orë. Natyrshëm, pa fshehur të vërtetën, me ngrohtësi dhe mallëngjim, autori përshkruan ngjarjet dhe peripecitë e jetës së tij, familjen dhe miqtë. Dhe, sa emocion, kur midis emrave që përmenden në kujtimet e Boutaris, është edhe emri im.

Si mund ta ndjesh veten kur e shikon të përjetësuar në kujtimet e të tjerëve? Janë nga ato gjurmët shpirtërore që i lëmë tek njerëzit gjatë jetës sonë së përditshme, të cilat me kalimin e viteve zënë vendin e tyre në qelarët e zemrës ku, ashtu si vera e vjetëruar, vlera u rritet gjithmonë e më shumë.

Dhe kemi shumë për të kujtuar, miku im. Një nga ato ishte puna e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve të grekëve me shqiptarët. Nuk harroj stoicizmin tënd heroik ku, të rrethuar mes britmave te ekstremistëve te djathtë, ne përuronim sheshin “Durrësi – Shqipëria” në Selanik, ashtu si nuk harroj mallëngjimin tënd kur në Durrës qytetarët durrsak duartrokisnin “Qytetarin e Nderit” Jannis Boutaris.

Emocionet nuk më lënë te vazhdoj leximin e librit. Kthehem tek faqja e parë dhe rilexoj përkushtimin tënd “I dashur Luan, me gjithë dashurinë dhe vlerësimin tim që, ashtu si e di edhe ti, kam për ty”. Kjo ishte nga dhuratat me të veçanta dhe të bukura që kam marrë per festat e fundvitit. Dhe une po ta kthej me një dhuratë shpirti, me buzëqeshje.
Pas kësaj shpresoj të vazhdoj redaktimin e librit tim ku titulli është i frymëzuar nga ty, “Një ballkanas tjetërsoj”./jetanews.com/

janiboutaris

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura