“Janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar”, Najada Çomo apel qytetarëve: Kemi 5 muaj lodhje, në spital po shtohen…

Aug 4, 2020 | 9:44
SHPËRNDAJE

Profesoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka dalë me një apel për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Tani jemi në verë dhe prej pesë muajsh, fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë e me humbje jete”, tha doktoresha.

Ndërsa apeloi për të gjithë që këto 5 muaj pune intensive që nga dimri deri në verë janë lodhje, ndaj ju lutem respektoni masat e thëna që janë elementë shumë të pakët,
maska, distanca fizike dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike, ku mblidhen shumë njerëz se janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar nga COVID-19″.

Sipas mjekes, virusi “është midis jush, e është dhe midis nesh”.

“Ne jemi për t’u shërbuyer juve e ju jeni për të mbrojtuer shëndetin tuaj e për tu pakësuar numri i personave që vijnë në spital”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura