“Janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira”/ Ministrja ndan lajmin për rezultatin e testit për Covid-in

Nov 25, 2020 | 13:56
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka ndarë me qytetarët lajmin se pas testimit të fundit ka rezultuar negative me Covid-19.

“Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira”, shprehet ajo.

Statusi i plotë

Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19.

Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira.

Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura