“Janë të detyruar të marrin borxh”, Basha takon të prekurit nga tërmeti në Durrës: Kanë paguar për dokumente, por nuk kanë marrë asnjë lek!

Jan 13, 2020 | 17:21
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, të cilët deklarojnë se ndonëse 1 muaj e gjysmë pas tërmetit nuk kanë marrë akoma bonusin e qirasë.

basha 8

Në një postim në facebook, Basha shkruan se banorët janë të detyruar të marrin borxhe dhe se askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve.

“Një muaj e gjysëm pas tërmetit, banorët e Durrësit nuk kanë marrë akoma bonusin e qerasë, ndërkohë që 8.5 milion euro kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve vetëm për afera e korrupsion, me zero shërbime të check up-it.

Sot u takova me banorë të Durrësit të cilët kanë paguar para për dokumente e kanë hapur numra llogarie në banka, por nuk u ka kaluar asnjë lek për të paguar qeranë.

Banorët janë detyruar të marrin borxh ndërsa edhe sot një muaj e gjysëm pas tërmetit, askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve, apo si do të zgjidhet problemi i strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi.

Në mes të dimrit, me qindra familje jetojnë ende në çadra apo makina”, deklaron Basha.

Më tej kryedemokrati thotë se qytetarët po vuajnë në mes të dimrit vetëm për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe se nuk pranon që paratë e dhjetë oligarkëve t’ia kalojë atyre.

“Dështimi dhe paaftësia e shtetit po iu kushton shtrenjtë qytetarëve që po përballen edhe me probleme shendetësore për shkak të kushteve ku po jetojnë.

Dhe e gjitha kjo, vetëm për të mos u prekur paratë që shkojnë në xhepat e dhjetë oligarkëve. Me 150 milion dollarë që shkojnë për ta, sot do ishin akorduar fondet për strehimin e banorëve dhe do kishte nisur puna për riparimin e banesave të dëmtuara”, përfundon Basha.

basha 1 basha 2 basha 3 basha 4 basha 5 basha 6 basha 7 basha 9 basha 10 basha 11 basha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura