“Janë të baxhanakut”- Deputetit shqiptar i vjedhin 50 mijë euro në banesë! Ja pasuria që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit

Jun 26, 2022 | 9:38
SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovës Mirsad Shkreta ka rënë pre e grabitjes pak ditë më parë. Sipas raportimeve në mediat kosovare grabitësit kanë arritur të marrin 50 mijë euro nga banesa e tij dhe stoli që arrijnë në vlerë deri në 10 mijë euro.

rfefqawg-600x360
Deputeti Mirsad Shkreta, ne foto me kryeministrin e Kosoves Albin Kurti

Shkreta nga ana tjetër ka deklaruar në polici se paratë nuk kanë qenë të tij, por të baxhanakut të tij.

Por tashmë Gazeta Express ka bërë një hulumtim sa i takon pasurisë që Shkreta ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Përveç si deputet, Shkreta punon edhe si mjek stomatolog dhe kirurg oral në një klinikë dhe profesor në UBT. Në AKK ai ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe katër lokale afariste në vlerë totale prej 165 mijë e 400 euro.

Si pronë të tij, Shkreta ka deklaruar një banesë, të cilën e ka blerë nga kredia, trashëgimia, vlera e së cilës është 70 mijë euro.

Ai ka deklaruar një automjet në vlerë prej 25 mijë euro, i cili, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët.

Në deklarimin e pasurisë së tij në AKK, Shkreta ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij janë aksionarë në një kompani, të quajtur “Integrident”. Para cash, Shkreta ka deklaruar se ka mbi 100 mijë euro në bankë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura