“Janë sqaruar 70% e banorëve”, ARRSH njoftim për punimet në Unazën e re: Të gjithë të…

Nov 19, 2018 | 14:48
SHPËRNDAJE

Autoriteti Rrugor shqiptar në një njoftim për mediat bën me dije se të gjithë banorët e Unazës së re duhet të paraqiten në zyrat e tyre për të marrë shpjegime për punimet që po zhvillohen.

Sipas ARRSH-së, 70%  e banorëve kanë marrë shpjegime për të gjithë projektin.

1541413780_unazaaa

Deklaratë për mediat nga ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70 % posedues të objekteve të prekura nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3.
36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH.

Objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës.

Pjesa tjetër e banorëve që nuk janë paraqitur ende pranë institucionit të ARRSH-së janë të lutur të paraqiten për të marrë çdo informacion që u nevojitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura