Janë pranë fitimit të La Ligas, Real Madrid merr lajmin e keq

Jul 3, 2020 | 17:37
SHPËRNDAJE

Lojtarët e Real Madridit dhe stafi drejtues nuk do marrin asnjë bonus në rast fitimi të La Ligas apo Ligës së Kampionëve. Pas krizës që la Koronavirusi, futbollistët ranë dakrod për një ulje të pagës deri në masën 10%.

benzema ramos

Pavarësisht kësaj lojtarët e Real Madridit nuk do marrin bonuse në rast fitimi të La Ligas apo Ligës së Kampionëve, siç ndodhi në sezonin 2016-2017 ku morën rreth 1 milion euro bonuse. Lojtarët e Real Madridit u përfaqësuan nga kapiteni Ramos dhe pranuan këtë vendim të bordit drejtues.

Real Madrid është pranë fitimit të La Ligas pasi janë shkëputur 4 pikë mbi Barcelonën e vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura