“Janë në funksion të një partie të re”, regjisori Budina i përgjigjet kryeministrit Rama

May 28, 2020 | 18:38
SHPËRNDAJE

Untitled-6-708x450

Kryeministri Edi Rama foli dje për një parti të re kur përmendi protestat dhe mbledhjen e firmave nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Sot nga Lushnja, regjisori Robert Budina i ka kthyer përgjigje kryeministrit duken theksuar se nuk janë për të krijuar parti të re.

Budina theksoi se artistët dhe qytetarët po ngrenë rezistencën dhe protestën.

“Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët”, tha Budina.

‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ stacionin e radhës për firmat e peticionit e kishte sot në Lushnje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura