“Janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zullumeve të tyre”/ Gjonaj i përgjigjet nga Kongresi Presidentit: Populli po fillon të marrë në dorë armën e…

Feb 29, 2020 | 11:51
SHPËRNDAJE

etilda

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta për akuzat që ka ngritur ndaj saj si bashkëpunëtore në grushtin e shtetit, ku nga Kongresi tha se gjuhën e “politikës së vjetër” e ka nxjerrë nga kontrolli frytet e para reforma në drejtësi.

Gjonaj tha se popullu ka nisur me këtë reformë të marrë në dorë “armën ligjore për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre, rritjen e transparencës dhe luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Fjala e saj:

Sikur 100 herë të kthehesha prapa po, 100 herë do i bashkohesha këtij fronti.
Sikur 100 herë më shumë baltë e propagandë të zezë do më duhet të duroj për vete, për familjen time, 100 herë më shumë do i them vetes e të gjithëve, po padyshim kjo luftë ia vlen, duhet të bëhet deri në fund dhe do bëhet se është një luftë për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zullumeve të tyre në kurriz të shqiptarëve e qytetarëve, se e thyejnë dot vullnetin e kësaj force të madhe që quhet PS, për ta bërë Shqipërinë evropiane duke e bërë drejtësinë të barabartë per te gjithe.

Ta harrojnë ata që kërcënojnë deri tek aleatët tanë strategjik se pengojnë dot partneritetin për ta pastruar deri në fund të keqen në sistemin e drejtësisë.

Reforma në drejtësi është ende në kantier, sic e quan kryeministri shpesh, ajo ende s’ka dhënë shumë prej fryteve, por më besoni se janë këto fryte të para që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrolli gjuhën e politikës së vjetër.

Populli shqiptar po fillon të marrë në dorë armën ligjore për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre, rritjen e transparencës dhe luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Mandati i tretë i PS do jetë koha e re e futjes në veprim të drejtësisë së re.

Shqiptarët duhet ta dëgjojnë e kuptojnë që e vetmja garanci që të shohin në fund dritën e drejtësisë jemi ne.

“Kur ke popullin me vete, betejën e ke të fituar”.

Ky revolucion është beteja jonë e kush do tentojë ta ndalë do marrë përsëri e përsëri shuplakën e popullit“, tha Gjonaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura