“Janë magneti i mafies”- Berisha për mbetjet: Fusha e Sharrës është shndërruar në minierë floriri për Ramën

Oct 7, 2022 | 13:36
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se plehrat në Shqipëri janë bërë magneti i mafies dhe se aty “qeveritarët shpërthejnë pasionin e tyre të çmendur”.

Referuar aferës së inceneratorëve, Berisha theksoi se mbetjet urbane janë burime pasurie e jashtëzakonshme dhe se fusha e Sharrës është shndërruar në minierë floriri për Ramën.

Sali Berisha: “Lidhur me mbetjet, magneti i mafies në Shqipëri dhe në botë janë plehrat, aty e gjejnë në plehra, shpërthejnë pasionin e tyre të çmendur qeveritarët. S’kanë asnjë standard. Pse Shqipëria është bërë modeli ku qeveria është ndërruar në mafien e plehrave, sepse janë burim pasurie të jashtëzakonshme. Mund të imagjinon fushën e sharës në të cilën, pronari Rama dhe Veliaj, ato të tjerët janë ushtarët e këtyre, u marrin qytetarëve 29 euro për ton. Si një fushë grumbullimi plehrash shndërrohet në minierë floriri. Po kështu për mbetjet spitalore.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura