“Janë konsideruar si provë bisedat në WhatsApp”/ Flet avokati i tre kontrollorëve: Ja akuza që rëndon ndaj tyre

Apr 8, 2021 | 12:08
SHPËRNDAJE

Avokati i tre kontrollorëve të arrestuar, Armando Fezga, Flora Ndreca, dhe Muhir Mezini, ka folur për mediat. 

Rezart Kthupi u shpreh se akuza që është ngritur ndaj kontrollorëve është “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Avokati bëri me dije se njëri prej kontrollorëve, Armando Fezga, sapo ka kaluar Covid-in, ndërsa shtoi se si prova nga organi i akuzës janë konsideruar bisedat në një grup WhatsAppi.

“Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre kontrolloreve Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini, të cilët akuzohen nga prokuroria për ‘Shpërdorim detyre”. Na është dhënë një dispozicion një kopje të procesverbalit.

Z. Fezga sapo ka kaluar Covid-in, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin prej 228 orësh në paraburgim. Është një akuzë që nuk mund t’ju komunikohet atyre, sepse nuk janë funksionarë publikë.

Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në Whatsap. Janë komunikime në një chat grupi, që janë konsideruar si prova nga organi i akuzës”, tha avokati.

Gjykoj se akuza është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjës të kompanie anonime, por ndaj një punonjësi që punon në institucion shtetëror. Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që AlbcControl është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, e cila kishte të gjitha mundësitë që të merrte hua, sikurse ka marrë në vitin 2019 për investime”, vijoi ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura