“Janë keqinformuar”/ Rama reagon për protestën e fermerëve në Lushnje: Ja pse e hoqëm rimbursimin 6%

Nov 21, 2021 | 11:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar nga disa fermerë në qytetin e Lushnjes pas heqjes së rimbursimit me 6%. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e buxhetit për fermerët, Rama deklaroi se shumica e fermerëve janë keqinformuar.

edi-rama

Kreu i qeverisë shpjegoi se pse u hoq rimbursimi, që sipas tij do të shkonte më shumë tek grumbulluesit.

“Protestat e fermerëve janë legjitime, por ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt? Pse ne kemi vendosur që të heqim rimbursimin e 6% dhe çfarë do bëjmë me atë masë parash që përdorej për rimbursimin. Këto janë të nevojshme për të kuptuar që në fakt është hedhur një hap përpara. Duke vendosur atë skemë të rimbursimit 6% synuam që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë tek fermeri, në raport me prodhimin e grumbulluar. Shifra në fund ka rezultuar një shifër modeste por mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërisht ka shkuar tek fermeri. Duke qenë se në këtë fazë, në këto vite. Një sector i cili gjatë një viti prek, shifrën e 3.5 mld sa mund të impaktohet vetëm nga 9 mln. Sa më shumë kalon koha, dhe strukturohet sektori me grumbullues, prodhues të fuqishëm, tregtues, aq më e pamundur bëhet që në këtë sektor të mbijetosh i vetëm.

Është trendi që të zhvillohet sinergjia mes atij që është në parcelë, atij që e grumbullon prodhimin. Nuk mund të konceptohet që të shkosh më tutje duke qëndruar tek parcela jote, dhe natyrshëm do dalësh në rrugë që të kërkosh nga qielli të shitet prodhimi. Këtu u prek një pikë, që edhe për grumbulluesit, dhe prodhuesit, është e domosdoshme është të jenë të orientuar për të kuptuar tregun e për të mos prodhuar në drejtime që rezultojnë se janë në kundërshti me tendencën e tregut” – tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura