Janë apo jo bashkë? Postuan foto krah njëri-tjetrit, zbulohet e vërteta e marrëdhënies së Kiara Titos dhe Young Zerkës

Nov 22, 2020 | 10:45
SHPËRNDAJE

Këtë javë të gjithë filluan të dyshonin se Kiara Tito dhe Young Zerka janë në një lidhje dashurie.

kiara tito young zerka (1)

Kjo sepse ata publikuan në llogaritë e tyre të Instagramit foto, ku shaqeshin krah njëri-tjetrit në studion e “Shiko Kush Luan”, dhe për më tepër krahas fotos kishin shkruar “Date”, pra takim romantik.

kiara tito young zerka (3)

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme u zbulua se dyshja nuk është bashkë dhe e gjitha ka qenë thjesht një lojë.

Kjo sepse atyre iu është kërkuar gjatë një loje që të publikojnë një foto së bashku në Instagram dhe të shkruanin pikërisht “Date”.

Young Zerka zbuloi gjithashtu se për momentin është beqar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura