“Jam tironc mer vlla… Jo, jam grek…”. Pirro Dhima ka dy versione për origjinën

Oct 20, 2020 | 20:04
SHPËRNDAJE

Peshëngritësi, ish-kampion bote, Pirro Dhima ka bërë bujë së fundmi, me një deklaratë ku shprehet se e rriti gjyshja në Himarë, por ai nuk është shqiptar, duke thënë se është grek.

dimasart-1

Këtë Pirro Dhima e ka thënë në një rrëfim për mediat greke. Megjithatë duket se ish-peshëngritësi ka dy versione për origjinën e tij. Kjo për shkak se para 12 viteve për “Top Channel”, ai shprehej: “Jam tironc mer vlla, në Tironë jam rritur, shpesh me shokët bënim shaka duke fol tironse…”

12 vite pas asaj deklarate, Pirro Dhima jep një version tjetër duke thënë: “Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur. Kam ardhur në Greqi në 7 shkurt 1991, kur isha 19 vjeç”, është shprehur Dhima për mediat e shtetit helen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura