“Jam surprizuar këtu”, Imami mesazh rivalëve: Skënderbeu nuk është larg vendit të parë, ja çfarë nuk më ka pëlqyer…

Jan 24, 2020 | 18:09
SHPËRNDAJE

Eni Imami vendosi t’i jepte fund aventurës me Tiranën, teksa vendosi të kalojë te Skënderbeu, ku gjeti një ish-trajner të tijin si Ilir Daja.imami

Mbrojtësi debutoi që në ndeshjen me Partizanin, ku gjithashtu tregoi edhe një paraqitje shumë të mirë. Imami ka dalë ditën e sotme para mediave, ku ka folur për përshtatjen e tij, dhe shprehet se ky ekip e ka forcën për të rikuperuar pikët.

“Uroj që ajo që thashë para ndeshjes me Partizanin, se shpresoj të kem ardhur me këmbën e mbarë të vazhdojë deri në fund të javës. Të marrësh 6 pikë në dy ndeshje, do të ishte diçka perfekte. Vendi i parë larg nesh është vetëm 8 pikë, dhe në 18 javë janë mëse të rikuperueshme.

E kemi forcën për të rikuperuar, dhe të këtë e treguam edhe në ndeshjen me Partizanin. Më pëlqen shumë qyteti, njerëzit, klima jo dhe aq sepse është shumë ftohtë. Jam surprizuar këtu.

Përshtatja? Daja është shumë i qartë në ato që kërkon. E kam gjetur mirë vetën dhe më ka ndihmuar.”, u shpreh Imami.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura