“Jam shurdhuar nga muzika”- Këngëtari Sabri Fejzullahu në një rrëfim të rrallë për jetën e tij: Isha xheloz i sëmurë, i ndalova gruas të…

May 31, 2022 | 18:31
SHPËRNDAJE

Këngëtari Sabri Fejzullahu ka rrëfyer së fundmi disa të pathëna rreth jetës së tij personale dhe asaj profesionale.

I ftuar në një intervistë, këngëtari i njohur ka rrëfyer se si pasojë e muzikë po përballet edhe me disa probleme shëndetësore. Megjithatë ai shtoi se asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kënga.

“57 vite duke kënduar, më janë shurdhuar veshët, doktor Arbeni më ka thënë tonet e larta po funksionojnë pak pak, bas-bina të është shurdhuar, veshi i majtë komplet, i djathti pak, domethënë tërë jetën do të shurdhohem edhe do të qorrohem, por nuk mund ta lë këngën asnjëherë. E kam pasion, e kam ushqim shpirëtor, e kam çdo gjë”- tha ai për emisionin “Libero.”

Fejzullahu foli gjithashtu si rrallë herë edhe për bashkëshorten e tij. Ai shpreu se bashkëshortja e tij ka qenë shumë e talentuar në muzikë, por pas martesës me të ajo e ndërpreu pasionin e saj.

“Ka ditur të këndojë, çfarë zëri ka pasur. I përcjell të gjitha trended muzikore të botës. Dinte të këndonte këngën popullore, dhe në momentin kur e kam njohur. Pasi u martuam ka pasur 4 këngë. Të gjitha top lostat e zuri vendin e parë… edhe nga xhelozia se ka qenë shumë e bukur. Xheloz i sëmurë, thoja ma marrin të tjerët. Ia ndalova këngën. Një mijë herë i kam kërkuar falje.”tha ai, duke shtuar se familja e tij është shumë e rëndësishme për të.

Këngëtari i njohur para 30 vitesh përveç muzikës është marrë edhe me aktrim. Madje ai po i rikthehet këtij “profesioni” pas 3 dekadash. Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtari kosovar ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto krah miqve të tij, regjisorin Shkumbin Istrefi dhe aktorin Ilir Tafa. Këto të fundit janë iniciatorët që Fejzullahun pas kaq shumë kohësh ta shikojmë në një rol sërish.

“Pas 30 viteve, me ktheu prap ne aktrim, miku im, aktori me i madh dhe me i njohur shqiptar ne Europen Juglindore Ilir Tafa. Me Ilirin dhe Shkumbinin besoj do te ja dal!”-shkroi Sabriu krahas fotove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura