“Jam shumë i lumtur te Fiorentina”, rrëfehet Riberi: Në të ardhmen do të rikthehem në…

Oct 3, 2019 | 18:31
SHPËRNDAJE

Frenk Riberi kompletoi kalimin e tij te Fiorentina në merkatoin e verës, pasi ishte një lojtar i lirë teksa i kishte dhënë fund aventurës me Bajern Mynihun.franck-ribery-joins-fiorentina-on-free-transfer

Shumë njerëz në fillim kur francezi kaloi në Firence, u shprehën se ky transferim ishte thjesht për marketing, pasi një lojtar nuk ka çfarë të japë më shumë në moshën 36-vjeçare, kur ai tashmë ka fituar shumë trofe. Megjithatë në vetëm pak ndeshje Riberi i ka bërë të gjithë të ndryshojnë mendje, teksa po tregon një formë shumë të mirë.

Sulmuesi ka dhënë një intervistë së fundmi ku është shprehur: “Firence është një qytet i vogël, por shumë i bukur dhe unë jam shumë i lumtur këtu. Kam nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Fiorentinën dhe dua të jap gjithçka për tifozët, sepse njerëzit këtu e duan shumë futbollin. Gjithçka këtu është krejtësisht ndryshe këtu, por të gjithë janë të lumtur që unë jam këtu.”, theksoi Riberi.ribery.fiorentina.corre.douglas.costa.juve.2019.20.750x450

Gjithashtu ai foli edhe për planet që ka për të ardhmen: “Në fund të karrierës sime unë dua të rikthehem në Monako. Aty është shtëpia ime dhe se bashku me Bajernin, janë pjesë e jetës sime. Unë kurrë nuk do ta harroj atë që kemi kaluar së bashku.”, përfundoi francezi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura