“Jam shumë e dashuruar”/ Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi: Martesa 30-vjeçare e prindërve të mi më ka frymëzuar të gjej shpirtin binjak

Sep 21, 2022 | 9:34
SHPËRNDAJE

PanoramaPlus.al/ Rita Ora vendosi të fliste më në fund për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua në fshehtësi në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëfeu se është e dashuruar kokë e këmbë me 47 vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Ylli i popit  u shpreh se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj – nëna e saj Vera dhe babai Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e fortë prej më shumë se 30-vite martesë.

Ajo foli teksa ishte e ftuar në podcastin me Jaime Winstone : ‘Jam shunmë e dashuruar, Amin!’.

“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në të dhe gjithmonë jam ndjerë sikur i kam dashur gjithmonë përrallat dhe kjo është ajo që kam bërë, jam rritur duke dashuruar.’

Për mamin dhe babin e saj, ajo shtoi: “Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçkaje, kështu që jam shumë e lumtur që e bëra. Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur.’

U zbulua se Rita ishte martuar me Taika Waititin në një ceremoni intime në Londër në gusht.

Në atë kohë, ylli u tha se kishte ndryshuar mbiemrin e saj, që do të thotë se ajo tani do të njihet si Zonja Waititi-Ora.

Krijuesja e hitit ‘Hot Right Noë’ dhe regjisori i ‘Thor’: Love And Thunder u fotografuan të dy me unaza ari në gishtat e unazës në ditët ku po përflitej rreth dasmës së tyre – duke ndezur spekulime se ata tashmë kishin kurorëzuar dashurinë.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se ta tregonin publikisht romancën e tyre gjatë muajt gusht të atij viti.

Çifti u fejuan para dasmës së tyre në gusht, me burime që pretendojnë se ata po planifikonin një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

Një burim i tha The Sun në atë kohë: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shikoni se sa çmendurisht të dashuruar janë.

Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte një dasmë të madhe”.U raportua në qershor se çifti do të martoheshin me njëri-tjetrin pasi thuajse në të njëjtën kohë regjisori e kishte propozuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura