“Jam rritur me fotografinë e Berishës në shtëpi”- Gazment Bardhi denoncon: Shefi i shtabit të Orlando Rakipit mbledhës i firmave. Pse do i dorëzojmë karriget Qifes ne?

Nov 11, 2021 | 15:23
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka denoncuar sot se në ‘Foltoret’ e organizuara nga Sali Berisha, pjesë në mbledhjen e firmave është edhe shefi i shtabit elektoral të deputetit socialist Orlando Rakipit, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Dhe ky shefi i shtabit të Orlando Rakipit do verifikojë mandatet e anëtarëve të Kuvendit të PD? Po pse ca kemi ndërmend të bjëmë ne? T’i dorëzojmë karriget Qifes? Pra kur kemi shefin e shtabit organizator të foltores dhe mbledhës të firmave në rresht të parë që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën quhet se po luftojnë Ramën, kurse ne që i denoncojmë këto quhemi pengje të Ramës. Tallje më të madhe me demokratët se kjo s’mund të ketë”, u shpreh Bardhi.

Deklarata e Gazment Bardhit:

Kjo është të tallesh, pra bëjmë një listë shokësh noj emër na jep edhe Qifja që ta fusësh aty, se do dal edhe aty, na jep ta fusim që të mbushim sallën edhe e quajmë kuvendin e PD.

Se kështu dëgjova dje që ky grupi nismëtar te rreshti i parë do bënte verifikimin e mandateve

Dhe në rresht të parë e dinit kush ishte, ishte shefi i shtabit të Orlando Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit.

E ka pasur përballë Flamur Noka në fakt nuk e kam pasur unë.

Dhe ky shefi i shtabit të Orlando Rakipit do verifikojë mandatet e anëtarëve të Kuvendit të PD?

Po pse ca kemi ndërmend të bjëmë ne? T’i dorëzojmë karriget Qifes?

E ka bërë një herë atë gabim PD në 2013 dhe janë dëshmitarë demokratët e qarkut Elbasan, i morën votat e PD i cuan te PDIU, i hoqën mandatin e 5 PD-se që t’i jepnin mandatin Qifes.

Nuk ndodh më kjo, nuk ndodh më kjo.

S’ka për të ndodhur kurrë se s’mund të tallet askush me djersën e demokratëve, e jemi në pengjet e Ramës?

Pra kur kemi shefin e shtabit organizator të foltores dhe mbledhës të firmave në rresht të parë që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën quhet se po luftojnë Ramën, kurse ne që i denoncojmë këto quhemi pengje të Ramës. Tallje më të madhe me demokratët se kjo s’mund të ketë”.

“Jam rritur me fotografinë e Berishës në shtëpi”

Gazment Bardhi teksa shprehu simpatinë e tij dhe respektin për liderin historik të PD, tha se në shtëpinë e tij është rritur me fotografinë e Berishës në të.

“Jam rritur me fotografinë e tij në shtëpinë time, vij nga një qytet që është bastion i PD dhe jam rritur me foton e Sali Berishës në shtëpi, e kjo s’më pengon që kur unë shikoj që ngatërrohet interesi i demokratëve me interesin ngushtësisht personal në pozicionin që kam do duhet të mbroj interesin e demokratëve dhe PD.

Si mbrohet? Duke tollovitur demokratët me baltë e shpifje nga mëngjesi deri në darkë ndaj udhëheqsve për hallet personale?

Hallet e demokratëve s’janë cështje e halleve dhe inateve personale. Nëse duhet të mbahet kuvendi i PD, ju lutem depozitjioni firmat sipas procedurës së parashikuar nga statuti i partisë”, tha Bardhi në konferencën për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura