“Jam rritur duke më thënë lloj-lloj…”- Fifi flet për bullizmin: E kam provuar deri në moshën 20-vjeçare

Jun 29, 2020 | 22:35
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Fifi ka treguar se është bullizuar për shkak të peshës deri në moshën 20-vjeccare.

E ftuar në emisionin “Në anijen e Piter Panit”,  Anri një nga fëmijët e Piter Panit i kërkoi Fifit të tregonte se si ia del kur të gjithë njerëzit i kujtojnë kilogramët dhe peshën.

fifi1

Unë jam rritur duke më thënë lloj-lloj për peshën, për kilogramët, ma kanë prurë shpirtin në majë të hundës. Por kam punuar fort me vetëbesimin dhe kam punuar shumë me veten që të mos dëgjoj askënd. Prandaj jam bërë kjo që jam sot. Kam qenë një prej personave që kam provuar bullizmin në mënyrë të hapur deri në moshën 20-vjeçare. Nuk ka mbetur njeri pa thënë “s’mund të bëhesh këngëtare, s’të do televizioni me tule” etj. Me tule, pa tule, unë u bëra. Ndaj edhe ëndrrën nuk duhet ta ndalësh me ca kg më shumë apo më pak…”, – tha Fifi duke shtuar se “ata që duan ta bëjnë, le ta bëjnë për veten e tyre, por të mos ia injektojnë rinisë, sepse nuk e keni idenë sa shumë lëndoni një njeri dhe sa dëm i bëni. Planet e atij lart s’mundem t’i përziej… Ata që do na duan, le të na duan ata që jemi këtu brenda…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura