“Jam rikthyer në shtëpinë time”, prezantohet Nevil Dede: Do ta çojmë Elbasanin aty ku e meriton

Jun 7, 2023 | 21:57
SHPËRNDAJE

Nevil Dede u prezantua ditën e sotme zyrtarisht si trajneri i ri i AF Elbasanit, teksa do të drejtojë skuadrën verdheblu në Kategorinë e Parë, me një objektiv të vetëm, ngjitjen në Superiore.

NEVIL DEDE

Nëpërmjet një konference për shtyp, në praninë e gazetarëve, drejtuesve dhe disa tifozëve të pranishëm në këtë prezantim, Dede ndër të tjera deklaroi:  

“Kam një nostalgji të madhe për këtë qytet dhe për njerëzit që jetojnë këtu. Pse e them këtë. Shumë vite më parë, në 2004-ën për herë të parë kam ardhur të luaj në Elbasan, prandaj e preka fjalën nostalgji, sepse më kanë dhënë nostalgji dhe respekt ato vite që kam luajtur këtu, ku u mundova t’ia përkthej me maksimumin tim dhe mbi të gjitha me sukses. Besoj dhe jam i bindur që ia dola, përderisa dolëm kampion.  

Jam i nderuar për këtë ofertë për mundësinë apo detyrën që kam marrë përsipër dhe bashkëpunimin që do të kemi. Jam i nderuar dhe besoj se do të bëj gjithë maksimumin. Përpos gjithë atyre që thashë më përpara, mund ta mbyll me një fjali të thjeshtë; që unë jam rikthyer në shtëpinë time.

Përderisa unë jam në shtëpinë time, besoj që me ndershmëri, e kam treguar edhe si sportist dhe trajner përkushtimin maksimal, do ta kthejmë Elbasanin tonë aty ku ka qenë dhe aty ku e meriton.  

Falenderimi është për të gjithë, por mbi të gjitha për qytetin dhe tifozët, më pas administratori dhe njerëzit që do të financojnë. Shpresoj t’ia dalim, do ecim para të gjithë bashkë. Kushdo më uron në qytet, do t’i them ishalla na ecën mbarë”, deklaroi Dede.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura