“Jam përballur me Sitin disa herë”, Darmian: Po vijmë nga një moment i mirë, të fitojmë për…

Jun 9, 2023 | 17:28
SHPËRNDAJE

Mateo Darmian ishte gjithashtu pjesë e konferencës për shtyp përpara finales së Championsit kundër Mançester Sitit. Mbrojtësi i zikaltërve u shpreh se skuadra është në gjendje të mirë dhe se do të bëjë lojën e saj ditën e nesërme.

darmian

E njihni kundërshtarin më mirë se të tjerët. Është një plus i vogël?

Po, jam përballur me Sitin disa herë. Besoj se të gjithë ne i dimë kualitetet që ata kanë. Ata janë një ekip i madh dhe ne duhet të jemi të mirë, të vendosur dhe të vëmendshëm.

Anglezët zakonisht tallen me mënyrën e lojës së italianëve. Çfarë mendoni për këtë?

Ne do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë këtë vit, do të fusim idenë tonë. do të kombinojmë shumë zemra, shumë sakrifica, të cilat do të jenë faktorë vendimtarë në fushë në një ndeshje si ajo e nesërmja.

Lukaku gjithashtu ka luajtur për Junajtid dhe shumë në Mançester suportojnë Interin nesër. Çfarë keni për t’i thënë atyre?

Sigurisht që do të jetë një ndeshje speciale, pasi është një finale Champions-i. Unë kam luajtur për Junajtidin prandaj do të jetë dhe më speciale. Ne do të bëjmë gjithçka për veten, për klubin, për stafin dhe për tifozët.

Duket se ka një klimë të mirë. Cila është atmosfera në dhomat e zhveshjes, ankth apo dëshirë?

Ka shumë emocione që i kemi me vete për një ndeshje kaq të rëndësishme. Po vijmë nga një fund i mirë sezoni, jemi në një moment të mirë fizikisht dhe mendërisht. Këtë gjë duhet ta demonstrojmë ditën e nesërme që nga minuta e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura