“Jam një nga të pandehurit”- Zbuloi nga mediat se ishte mes të arrestuarve dhe shkoi në sallën e gjyqit, jepet masa për zyrtarin e Bashkisë së Bulqizës

Mar 21, 2023 | 9:59
SHPËRNDAJE

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Daçin, i akuzuar si i përfshirë në abuzimin me tenderat e ujësjellësit në Bashkinë e Bulqizës.

gjkko-1024x576

Leonard Daçi ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe lajmin e arrestimin e zbuloi nga mediat.

Ai u shfaq papritur në sallën e gjyqit më 18 mars, teksa po mbahej seanca për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, që dyshohet të jenë përfshirë në abuzimin me tenderat.

Leonard Daçi mbërriti në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Zyrtari pretendoi se ishte në banesë kur dëgjoi emrin e tij që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Leonard Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroi të paraqitej në gjykatë.

Në njoftimin e SPAK emri i Leonard Dacit, figuron si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.

Lexoni edhe: Befasia në gjyqin ndaj Lefter Allës dhe zyrtarëve të tjerë, një nga “të arrestuarit” e SPAK paraqitet papritur në seancë me avokatin e tij dhe deklaron…

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura