“Jam në momentin më të keq”- Adelina Tahiri flet për marrëdhënien 9-vjeçare me avokatin dhe tregon a e ka tradhtuar: Ndarja edhe mund të vijë

Jan 16, 2023 | 15:11
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur hapur për marrëdhënien e saj 9-vjeçare me  avokatin maqedonas, Serjoza Markov.

adelina tahiri

Gjatë një interviste në “Zemër Luana”, e pyetur se kur ka qenë periudha më e keqe me bashkëshortin ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nëkupohet për një problem mes tyre.

Ndërsa pyetjes nëse, e ka menduar ndonjëherë ndarjen, iu përgjigj: “Edhe mund të vijë”.

adelina tahiri9

 Pjesë nga intervista: 

Të ka marrë malli për jetën si beqare?

Adelina Tahiri: Jo, jetoj njësoj si atëherë

Çfarë të tërhoqi përveç lekëve?

Adelina Tahiri: Nuk e dija në fillim që ka lekë, kisha edhe në familjen time, por sjella e tij ishte gjëja e parë që desha. Fillimisht ishte shoku im, pastaj partneri

Pse nuk ke bërë dasmë?

Adelina Tahiri: Jam e re, kam kohë për dasmë. Ndoshta edhe do e bëj, ëndrra ime është që të jem nuse

Momenti më i lumtur në marrëdhënien tuaj?

Adelina Tahiri: Kur kam sjellë në jetë djalin

Cilin do veçoje si momentin më të keq në marrëdhënien tuaj 9 vjeçare? Na thuaj momentin

Adelina Tahiri: Ndoshta për momentin, është më i keqi

Çfarë nevoje nuk të përmbush partneri?

Adelina Tahiri: Më bën femrën më të lumtur në botë.

Na trego një rast që ke menduar ndarjen?

Adelina Tahiri: Gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhe të gjatë bashke ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo.

Por që ta mendoj, ta mendon ndarjen; nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë!

Të kanë tradhtuar ndonjëherë?

Adelina Tahiri: A tradhtohet alamet kjo vajze? Kanë tradhtuar veten jo mua

A ke tradhtuar ndonjëherë?

Adelina Tahiri: Jo, s’kam tradhtuar

Paragjykimet i kam përjetuar shumë rëndë, edhe pse e buzëqeshur në rrjetet sociale, por jam copëtuar. Më kanë përfshirë familjen, isha shtatzënë por më shanë fëmijën

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura