“Jam mes atyre me fat”- Aktori i famshëm i Hollywood zbulon se është prekur nga COVID-19 dhe dhuron plazmën për të infektuarit e tjerë

Aug 1, 2020 | 20:21
SHPËRNDAJE

Aktori  Bryan Cranston ka zbuluar se është infektuar me COVID-19.

Ylli i Hollywood njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram, duke thënë se ishtemes personave me fat që i mbijetoi koronavirusit.

“Dua t’iu inkurajoj që të keni pak më shumë durim Megjithëse isha shumë i rreptë në respektimin e masave përsëri u infektova me koronavirus. Kjo tingëllon frikësuese tani që mbi 150.000 amerikanë të vdekur për shkak të tij. Unë isha një nga ata me fat,”- tha ai.

Aktori i “Breaking Bad” tha se kishte simptoma të lehta, ndërsa u bëri apel ndjekësve të tij që të mbajnë maskat.

“Ju bëj thirrje të vazhdoni të mbani atë maskë të mallkuar, lani duart dhe mbai distancë sociale. Mund të mbizotërojmë por vetëm nëse ndjekim rregullat së bashku,”- përfundoi aktori Bryan Cranston.

Cranston gjithashtu publikoi një video nga UCLA Donation Center, ku kishte shkuar për të dhuruar plazmën e tij.

Shkencëtarët thonë se njerëzit që rezultojnë pozitiv me virusin dhe shërohen mund të kenë antitrupa në plazmën e tyre që mund të ndihmojnë pacientët e tjerë me koronavirus.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura