‘Jam me kimioterapi, s’më ka dhënë asnjë aspirinë’/ Banori i Bërxullës: Rama pa pikë turpi thotë do jap 5 mijë lekë për pensionistët

Mar 30, 2023 | 10:55
SHPËRNDAJE

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar, ku banesat e tyre rrezikojnë të shemben, ndërsa kërkojnë certifikim dhe shpronësim me çmimin e tregut.

Një prej banorëve tha se po zvarriten nga Hipoteka prej 7 muajsh në lidhje me certifikimin e banesave, ndërsa citoi ‘Hipoteka është buka e gojë, të mbyll e të hap kasafortën, në të kundërt ngordh për bukë”.

Sakaq tha se pse kryeministri Edi Rama shpërblen pensionistët me 5 mijë lekë dhe nuk mendon për banorët e Bërxullës, ku theksoi se vetë ai kryen kimioterapi çdo dittë dhe shteti nuk i ka dhënë asnjë aspirinë.

“Kemi 7 muaj qe protestojmë për të drejtat tona, kthimi i sistemit bëri një Kushtetutë, ku e quajti shtet laik, pa shtet, pa fe. E gjithë bota betohet në ungjill, këtu nuk ka as Kuran por vetëm ateist. Hipoteka është buka e gojë, të mbyll e të hap kasafortën, në të kundërt ngordh për bukë. Prej 3 vitesh sistemi i Hipotekës është i djegur, të vijën te ne të bëjnë të gjithë procedurat pastaj të vendosin projektin në zbatim. Të gjithë tokat i kanë marrë pushtetarët, rrugën e kanë bërë për faqe të zezë, gjithë bota ka autostrada, këtu një rrugë nuk bëhet. Parat e tyre nuk janë, por të Europës. Del në televizion, Rama pa pikë turpi dhe thotë do të jap 5 mijë lekë, po për ne pse nuk mendon, nuk na ka dhënë një aspirinë. A mendon kush nëse ne jetojmë a jo, kërkon te  marrë pronën. Kjo zonë është punëtore, jo me gjëra që nuk i shkon. Të gjithë këtu janë të lodhur, të gjithë duan të qetësohen dhe në këtë muaj Ramazani, të bëhet diçka për ne. Drita e Kuranit, fjala hunjore e ka thënë qartë, një ditë do fitoni, një prej brezave tanë do fitojë. Sado të mundohen ata, kush i merr i merr vëllait një metër tokë, do futet 7 pashë në dhe. Të gjithë ata që e ndjejnë në shpirt pronën, të kundërshtojnë në parlament. Nuk ka fyerje më të madhe se të nxjerrësh tjetrin në rrugë, nuk ka frikë nga asnjë, policitë janë heronj. E drejta jonë, do triumfojë. Ndërkombëtarët nuk janë për shqiptarët, ne me një pasaportë do qarkullonim në gjithë botën. Ata e kanë frikë Shqipërinë nga këto kokat e huaja, këta bëhen mbreta”, tha banori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura