EMRI/ “Jam me fat”, shqiptari tregon tmerrin pas të shtënave në SHBA: Plumbi…

Aug 27, 2018 | 8:08
SHPËRNDAJE

Të shtënat me armë zjarri në një kompleks lojërash në SHBA lanë pas disa viktima dhe të plagosur.

Mes të pranishmëve ka qenë dhe një shqiptar, i cili ka treguar në rrjetet sociale tmerrin që ka pasur.

I riu me orgjinë shqiptare, Drini Gjoka shkruan se është me fat që është gjallë dhe kjo ka qenë dita më e keqe e jetës së tij.

Drini gjoka

“Unë jam pa fjalë, jam me fat. Plumbi goditi gishtin tim,” ishte një postim i tij në Twitter.

drini

Të shtëna me armë në një kompleks argëtimi në SHBA, raportohet për 3 të vdekur

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në SHBA, ku të paktën 3 persona janë vrarë dhe 11 të tjerë raportohen të plagosur.

map

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një kompleks argëtimi, ku një person qëlloi me armë zjarri në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Të shtënat ndodhën gjatë një ndeshje kualifikuese për turneun Madden 19 në Barin e Lojërave GLHF, sipas Twitterit të CompLexity Gaming, një nga ekipet e lojërave.

Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit po monitorojnë situatën në Jacksonville.

Jacksonville Landing është një treg i hapur me dyqane, bare dhe restorante në qendër të qytetit Jacksonville përgjatë lumit St. Johns.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura