“Jam lypësi më i gjatë në planet”- Rama zbulon se ka diskutime me tre shtete për doza vaksinash dhe jep këtë mesazh për të rinjtë që po infektohen nga koronavirusi

Feb 23, 2021 | 12:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë tre shtete mike me të cilat po diskutohet për sasi të konsiderueshme dozash të vaksinës anti-Covid. Problemi tha Rama qendron tek sasia, teksa nuk pranoi të jepte detaje të cilat theksoi se prishin punë për Shqipërinë.

Referuar numrit të lartë të të rinjve që po infektohen së fundmi, Rama iu bëri një apel: Të ruhen!

“Të rinjtë të ruhen që mos bëhen pjesë e shkeljeve se virusi është i rrezikshëm për të gjithë tani as diskutohet. Ne nuk do shpikim rrotën as proces të sajuar, ne kemi parë të gjitha strategjitë.Të gjitha kanën një emërues nga mosha më e lartë e poshtë,
nga mjekët e infermierët te mësuesit e punonjësit e policisë. E gjithë cështja këtu është sasia se u bë një bolori për 20 e ca të moshuar që janë dihet kush janë, në kuadrin e vaksinimit të disa qindra prej tyre dhe natyrisht që kjo vjen nga stresi i sasisë.

Ne po luftojmë për sasinë, këtë di t’ju them, po luftojmë për sasinë, kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZeneca, që do hyjë menjëherë në proces e me këto do zbresim shumë shpejt nga 80 plus tek 65 vjecarët e më poshtë, ndërkohë që jemi duke diskutuar e afër një sasie tjetër të konsiderueshme.

Problemi është se do kemi 41 mijë dozat e Pfizer brenda marsit sic e kam thënë e pastaj vazhdojmë në prill me vaksinat e tjera qoftë Pfizer, qoftë Astrazeneca, ajo që na duhet tani është vula mbi marrëveshjen me shtetin tjetër mik që ka angazhuar për 360 mijë vaksina Astrazeneca e këtë pres takimin me kolegun tim që ta mbyll që në nivel autoritetesh shëndetësore është mbyllur.

Se e them këtë edhe po s’u bë, mund t’u tregoj dokumentet që ka ndodhur jo një fjalë që po tregoj, por me dokument. Një tjetër vend mik është në diskutime e një vënd i tretë është në kontakte me ne sot në mëngjes. Jam lypësi më i gjatë në planet pa diskutim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura