“Jam lunatik,”- Këngëtari Erik Lloshi: Vetëm gruaja e di si më duron

May 19, 2020 | 12:44
SHPËRNDAJE

Këngëtari Erik Lloshi nuk u ka shpëtuar pyetjeve për bashkëshorten e tij, Rominën, dhe planet për t’u bërë baba gjatë një emisioni.

Ai u shpreh se tani nuk e ka në plan, por nëse një bebush vjen, është i mirëpritur. Eriku tregoi se është shumë i lumtur me Rominën dhe se ajo e duron shumë këngëtarin.

“Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur me bashkëshorten që kam në krah. Është një person që më duron shumë, duron pjesën e karakterit tim që jam shumë lunatik. Jo i çmendur, por më lëviz humori brenda orës, kështu jemi ne artistët. Unë kështu e specifikoj veten time. Luhatem shumë shpejt nga pjesa emocionale”, u shpreh ai.

Këngëtari tregoi edhe momentet e propozimit për fejesë apo martesë.

“E gjithë pjesa e fejesës dhe martesës sime ka qenë shumë spontane, thjesht duke ulur dhe biseduar me njëri-tjetrin, e pyeta papritur ‘a do të fejohemi’. Më tha ‘Po’ dhe në martesë e njëjta gjë, një gjë shumë e thjeshtë. Të dyja propozimet, edhe për fejesë dhe për martesë, kanë qenë shumë të bukura se kanë qenë të papritura, duke pirë një kafe. Prezantimi me të shtëpisë ka qenë që në muajin e dytë. Romina ka qenë në një vend pune me motrën time dhe njiheshin prej vitesh. Në momentin kur shkova në zyrë e pashë dhe e vendosa, kjo do të bëhet nusja ime. Nuk ka dashuri me shikim të parë, por vendosmëri me shikim të parë. Unë zakonisht gjërat që dua, i arrij. Më pëlqeu si individ dhe nga përshkrimi që më bëri motra, mendova se kjo do jetë njeri pozitiv dhe doli ashtu”, përfundon ai rrëfimin e tij në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura