“Jam lodhur duke…”/ Britney Spears tregon detaje të reja për familjen e saj, këngëtarja: Nuk mund ta imagjinoni se sa shumë më kanë lënduar

Oct 26, 2021 | 23:35
SHPËRNDAJE

Britney Spears ka folur sërish për familjen e saj, e cila e ka lënduar aq shumë, sa njerëzit nuk mund ta imagjinojnë. Kështu është shprehur artistja në një postim të fundit në llogarinë e saj në Instagram, shkruan “Page Six”.

britney spears (2)

Ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur u leverdis atyre… epo, unë nuk jam më e disponueshme për asnjë prej tyre tani. Nuk shqetësohem nëse jam vetëm… dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza… nëse jeni të pasjellshëm me mua, atëherë s’keni më punë me mua…”, -shkroi ndër të tjera Britney, duke e mbyllur postimin me fjalët:

Ky mesazh është për familjen time… që më lëndoi aq shumë, sa kurrë nuk mund ta merrni me mend! E di që kujdestaria do të përfundojë, por ende dua drejtësi! Jam vetëm 1,64 cm dhe kam luajtur rolin e personit më të madh gjatë gjithë jetës sime… e dini sa e vështirë është kjo?”.

britney spears (1)

Marrëveshja ligjore kufizuese që kontrollon çështjet personale, financiare dhe mjekësore të Spears u krijua nga babai i saj, Jamie Spears, në vitin 2008. Pas një beteje të vështirë nga Britney dhe avokati i saj i ri, Mathew Rosengart, Jamie u pezullua përfundimisht nga kujdestaria më 29 shtator.

Pak kohë më parë, Britney u ankua se familja e saj nuk bëri asgjë për ta mbrojtur dhe tha se donte t’i padiste që të shihte babain e saj të akuzohej për “shpërdorim të kujdestarisë”.

britney spears britney spears (1) britney spears (3) britney spears (1) britney spears (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura