“Jam krenar, jetoni ëndrrat”- Trashëgimia vazhdon pas katër brezash, vajza e The Rock në ringun e WWE, po ndjek hapat e …

Feb 12, 2020 | 10:59
SHPËRNDAJE

Vajza e legjendës së wrestling, Dwayne “The Rock” Johnson, do të vazhdojë trashëgiminë e familjes së saj.

Simone Johnson ka filluar trajnimin në WWE duke ndjekur hapat jo vetëm të babait të saj por edhe të gjyshit dhe stërgjyshit të saj.

Një gjeneratë prej katër brezash në WWE.

“Kjo nënkupton botën për mua,”- tha Simone në një deklaratë. “Të dish që familja ime ka një lidhje kaq personale me mundjen është vërtet e veçantë për mua dhe ndihem mirënjohëse për këtë mundësi, jo vetëm për të bërë wrestling, por për të vazhduar trashëgiminë.”

Ajo ka filluar trajnimin së bashku me yje të tjerë të ardhshëm të mundjes në WWE Performance Center në Orlando, Florida.

Pas njoftimit, The Rock postoi në Instagramin e tij: “Ëndrrat nuk janë vetëm për ëndërrimtarët … Jam krenar. Jetoni ëndrrën tuaj. Le të punojmë.”

Gjyshi i 18-vjeçares, Rocky Johnson, vdiq në fillim të këtij viti në moshën 75 vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura